Historia jonë
Një biznes familjar,
prej 26 vitesh.

DurrësKu çdo produkt zgjidhet me kujdes dhe e sjellim tek ju në formën më të bukur.

Durrës
Prej vitit 2000
2000
Historia jonë nisi në vitin 2000, kur Shpëtimi dhe Flora vendosën të kthenin punën ndër vite në treg, në një dyqan të vogël fizik në qytetin e bukur të Durrësit.
Nisi nga dashuria për shtëpitë bregdetare, pa një histori të madhe biznesi pas vetes, por me besim tek njëri tjetri hodhën themelet e Deborah Home Decor.
2018
Në vitin 2018, pas përfundimit të studimeve për Art&Design, Deborah, vendosi ta çonte biznesin përtej dyqanit fizik, duke hapur rrugën e re të shitjeve online në Instagram dhe Facebook. U desh dhe nje dore e forte ku puzzle i katert i familjes, Geraldi u bashkua me ne dhe puna online u zgjerua përtej kufijve.
2019
Por, pikërisht kur gjithçka po merrte formën e duhur ndodhi termeti i 2019 që na lëkundi themelet. Duke pasuar pandemia e cila vuri në provë familjen tonë, ndërsa Shpëtimi, shtylla jonë kryesore, luftonte për jetën.
Mes dy botesh paralele, qëndruam të bashkuar dhe gjetëm forcën për ta mposhtur të keqen duke vazhduar më të bashkuar se kurrë.
2022
Në mars të 2022, humbëm papritur faqen tonë të Instagramit, bashkë me vite përkushtimi. Një tronditje e madhe për ne, por besimin nuk e humbëm kurrë dhe ia nisim sërish nga e para.
Sot
Sot, Deborah Home Decor qëndron mbi themele të forta pune, përkushtimi dhe besimi ndaj jush.
Një biznes familjar që ka hapur dyert gjithashtu dhe për të rinjtë që duan të provojnë veten e tyre në botën online të marketingut.
Prej 26 vitesh, tanimë pjesë e pandarë e ambjenteve tuaja, duke u rritur çdo ditë e më shumë, bashkë me ju.
E kthejmë një shtëpi në të 8-tën mrekulli!
01
Të zgjedhura deri në detaje
Çdo produkt përzgjidhet me kujdes përpara se të arrije tek ju. Zgjedhim vetëm atë që do ta vendosim në shtëpinë tonë.
02
I rezistojnë kohës
Besojmë te objektet që nuk i humbasin kohës — kristale, qeramikë dhe metal që bashkohen në menyrë të përsosur.
03
Kujdes pas blerjes
Për çdo problematikë apo pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni. Jemi këtu edhe pasi porosia mbërrin.
Si funksionon
Nga Durrësi te dera juaj
- 1
Zgjidhni
Shfletoni koleksionin ose na shkruani për foto shtesë.
- 2
Porosisni
Pa pagesë online — vetëm të dhënat tuaja të dorëzimit.
- 3
Konfirmojmë
Ju telefonojmë për të konfirmuar porosinë dhe adresën.
- 4
E merrni
Te dera juaj, brenda 2–4 ditëve pune.






